Stafi i rrjetit social Facebook po mendon seriozisht të sjellë në poste opsionin dislike. Kompania po teston këtë opsion pas kërkesës së madhe të përdoruesve në gjithë botën. Ky opsioni është testuar në një numër të paktë personash në aplikacionin Messenger, duke iu dhënë mundësinë këtyre personave që ti përgjigjen me “dislike” mesazheve individuale. Siç raporton the Indipendent, Gjigandi social kishte injoruar më parë thirrjet e njerëzve për një buton dislike për shkak të frikës se ky buton do të përdorej për të bullizuar njerëzit.

Megjithatë gjithmonë e më shumë Kompania po mendon për të bërë një opsion të ngjashëm me “JO”, i cili mund të përdoret kryesisht për t’iu përgjigjur ftesave dhe mesazheve.