Reperi i njohur Gjiko më në fund e ka pranuar lidhjen me moderatoren e njohur Elita Rudi. Ata janë përfolur gjatë gjithë kohës se janë në një romancë, por asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhjen mes tyre.

Por përmes një postimi në Snapchat, Gjiko ka publikuar foton e Elitës teksa lexonte menunë në një restorant, ku e shoqëronte me mbishkrimin “Askush nuk krahasohet me ty”.