Këngëtarja Adelina Ismaili është bërë sot (e martë) nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë, ndërsa ka marrë me mijëra komente dhe urime nga miqtë, fansat kolegët e familjarët e saj.

Vetëm pak orë pasi bëri publik lajmin, diva tregoi edhe emrin me të cilin pagëzoi djalin e saj.

Uliks quhet djali i Adelina Ismailit dhe bashkëshortit të saj, Val Krasniqit.

Adelina kishte treguar për revistën “WHO” muaj më parë se ishte në dilemë për emrin, ndërsa ka qenë Vali ai i cili ka zgjedhur që fëmija të quhet Uiliks, emër i cili i ngeci në vesh që me dëgjim me herë të parë.