Vetëm dy vite më parë gjegjësisht më 14 prill të 2014, BDI e shoqëruar nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri para afaristëve në Tetovë kishin premtuar hapjen e 60 mijë punësimeve për mandatin e tyre të ri qeverisës.

Zëvendëskryeministri  Musa Xhaferri që ishte bartës i njësisë së 5 zgjedhore kishte deklaruar se partia parasheh hapjen e rreth 60 mijë vendeve të reja të punës, në saje të investimeve që priten të kryhen në zonat e lira ekonomike.

“Ka një projeksion që në mandatin e ardhshëm duhet të ketë prej 40 deri në 60 000 hapje të vendeve të reja të punës, dhe kjo ka të bëjë me atë që tanimë kemi filluar edhe në pjesën perëndimore me zonat e lira ekonomike, pra ka filluar të funksionojë Zona Ekonomike e Tetovës, pastaj e Kërçovës dhe e Strugës, ku gravitojnë shumica e popullatës sonë dhe ka nevojë për vende të reja të punës, apo një rritje ekonomike prej 4 deri në 6 apo shtatë përlind”, deklaroi Xhaferri.

Ky prezantim dhe premtim ishte dhënë përpara afaristëve në hapësirat e kompanisë “Vezë Sharri” në fshatin Trebosh.

zel