Me shkurtimin e buxhetit të këtij viti për ndërtimin e ujësjellsit të Tetovës, Tetova rrezikohet të mbetet pa ujë. Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifimit Hapësinor Bashkim Ahmeti as që mërzitet për tetovarët që me dekada vazhdojnë të përballen me problemin e ujit të pijshëm.

Ky rebalanc i buxhetit, për shkak se nga 118 milionë denarët e paraparë në fillim të vitit (rreth dy milion euro), me rebalancin e qeverisë këtij projekti do t’i shkurtohen 57 milionë denarë (950 mijë euro) dhe do të ulet në 61 milionë denarë

Ndryshe për ndërtimin e Ujësjellsit të Tetovës nga buxheti i shtetit me datë  31.07.2014 ish ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi  nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e fazës së dytë të sistemit të ujësjellësit në Tetovë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me 8.5 kilometra tubacion nga rezervuari grumbullues – “Leshnica” deri te rezervuari grumbullues – “Studena Reka”. Nënshkrimi i  marrëveshjejes ishte i një rëndësisë së veçantë për vazhdimin e punëve ndërtimore për mbindërtimin e sistemit të ri për furnizimin me ujë të Tetovës. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes ishte  114.999.913,00 denarë përfshirë edhe TVSH-në.