Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Ernad Fejzullahu, gjatë seancës së sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, ka thumbuar zv/kryeministrin e ri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,festim Halili. “Pyes Halilin se a është tarifa për punësimin e shqiptarëve në administratë nga tre deri pesë mijë euro, ashtu siçe kishte paraardhësi yt Musa Xhaferi, apo ka ndryshuar. E dyta: Paratë për punësimine  shqiptarëve në administratë i merr vetë ti, apo ngel praktika e Musa Xhaferit që i merrte përmes shoferit të tij”, ka pyetur Fejzullau, duke konstatuar mungesën e Halilit në seancë kuvendore dhe duke vlerësuar se “kryeministri ua paska ndaluar të prezantojnë në seancë”.

Pyetjet e plota të deputetit Fejzullahu mund t’i përcillni në videon më poshtë.

https://youtu.be/NCoejt82RTg