Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke iu referuar koll-qendrave, testatorëve dhe mbikëqyrësve të angazhuar, testimi i cili filloi në orën 9:30, tani për tani po zhvillohet pa pengesa.

Kjo fazë e kontrollimit ekstern të arritjeve të diturive të nxënësve do të prëfshijë gjithsejt 19.931 nxënës nga vitet e fundit të arsimit të mesëm të cilët do të testohen në 1.662 lëndë, për të cilat ishin gjeneruar dhe publikisht të kapshme 85.000 pyetje.

Rezultatet preliminare të testimit do të shpallen më 8 shkurt, prëderisa parashtrimi i ankesave do të zgjasë deri më 10 shkurt.