Politikologu Muhamed Jashari dhe ish-diplomati Nano Ruzhin për televizionin Shenja thonë se SHBA-të në krye me Donald Trumpin nuk do ta ndryshojnë politikën e tyre ndaj Maqedonisë.

“Këto edhe më tepër prioritet do ta kenë luftën kundër korrupsionit, tani është në trend formimi i PSP-së, Qeveria e re do ta ketë këtë sfidë, përpjekjet e saj për në BE dhe NATO, gjykatat e pavarura, korrupsioni, mendoj se këto edhe më tepër do të jenë çështje të cilat Bashkësia ndërkombëtare do ti kërkojë nga Maqedonia edhe pas Inaugurimit të Trampit”, deklaroi politologu Muhamed Jashari.

Ndërsa ish-diplomati Nano Ruzhin thotë se Trump do të jetë simbol i Amerikës së njëjtë të cilën e njohim deri më tani.

Ekspertët Jashari dhe Ruzhin thonë se udhëheqja e SHBA-së nga presidenti Tramp nuk nënkpton edhe ndryshime të mëdha ndaj qasjes së Amerikës në rajon, por edhe ndaj qëndrimit për NATO-n.

Ata thonë se SHBA do të vazhdoj të ketë prioritet paqen dhe luftën kundër terrorizmit në botë dhe se udhëheqja e presidentit Trump nuk do të ndryshojë shumë strategjinë e deritanishme për rajonin tonë sepse Ballkani nuk është çështje primare për të./Telegrafi/