Organizata “ZANI”: Këto janë rregullat e protestave të sotme

“Organizata ZANI si bartese e protestes “Per Drejtesi” ju ben thirrje qe gjate protestes te tregoni kulture qytetare, te shfaqni tolerancen fetare qe na identifikon si shqiptare, te mos demtoni as pronen private te qytetareve e as pronen publike. Cfaredo shfaqje e jotolerances apo urrejtjes mund te na vendoje ne nje paralele me agresoret, vrasesit e Almirit prandaj ne duhet te marshojme per ti kerkuar organeve te drejtesise te denoje kete vrasje te nxitur nga urrejtja dhe bashkeautoret e vrasjes te perfundojne ne paraburgim dhe te gjykohen per vepren e njejte.
Protestuesit do grumbullohen para gjimnazit Sami Frasheri ne Kumanove nga ku do marshohet drejt Gjykates Themelore te Kumanoves, permes rruges se tregut dhe sheshit te qytetit.
Organizatoret distancohen nga cdo veprim politik apo partiak i kujtdoqofte, dhe njekohesisht i bejme apel publik partive politike qe mos e keqperdorin kete proteste per qellime te perfitimeve personale, per interesa te ngushta partiake apo per politikat e tyre ditore. Kjo proteste duhet t’ju bashkoje per ti dhene qytetareve tuaj mbrojtjen qe ju mungon, qetesine qe e meriton, paqen dhe prosperitetin.
Me shprese se do kemi nje manifestim masiv te pakenaqesise sone, ju presim ne numer sa me te madh sot ne ora 15:00.
Per Almirin, per drejtesi!”, – tuhet në njoftimin e kësaj organizate, si bartëse e protestave.