Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Përgjeçaj, apo i njohur ndryshe si Meda, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite.

Me muzikën e tij ai ka fituar simpatinë e publikut, duke qenë tejet i kërkuar nëpër ndeja e ahengje të ndryshme.

Së fundmim, Meda ka festuar ditëlindjen me ç’rast i mbush 40 vite.

Një urim të veçantë për të e ka edhe gruaja e tij Luljeta, e cila me anë të një fotografie të tyre të përbashkët e ka uruar burrin e saj.

“Urime ditlindjen jeta ime, të dua pa fund”, ka shkruar ajo në dedikimin e bërë për Medën.