Ministria greke e Punëve të Brendshme në shërbimet përkatëse ka dërguar dokument në të cilin thuhet se qytetarët të cilët në kufi do të dorëzojnë pasaportë të Maqedonisë do të trajtohen si qytetarë të vendeve të treta, njofton portali “Njupost.gr”.

Portali, gjithashtu, publikon edhe fotografinë nga dokumenti kontraverz, të datës 22 gusht, duke theksuar se shërbimet e doganave deri më tani nuk kanë vendosur vulë ku shkruhet emëri kushtetues i vendit tonë, por në një letër të veçantë. Në dokument, shkruan “të vendosen vula në faqet e pasaportës”

.pasaport

“Kështu ishte deri më tani pasi vendi ynë nuk e njihte fqinjin si “Maqedoni” por si “Shkup” dhe çështja e emrit tashmë një kohë të gjatë është çështje delikate për autoritetet greke. Policia tashmë është e informuar për ndryshimet, shkruan portali duke shtuar se e tërë situata “tregon ndryshimin e qëndrimit të Qeverisë greke lidhur me çështjen e Shkupit”.

Ndërkohë, deputeti i Partisë opozitare Demokracia e Re Teodoros Karaoglu ashpër e sulmoi Ministrinë greke të Punëve të Jashtme lidhur me informatën se Ministria me “urdhër urgjent” ka kërkuar nga pjesëtarët e Agjencisë për kontorll të pasaportave të vendosin vula në pasaportat e Maqedonisë me çka faktikisht Greqia e njeh dokumentin zyrtar me emërin Republika e Maqedonisë, lajmëron “Voria”.

Sipas tij, me këtë hap, Ministria greke e Punëve të Brendshme dhe më gjerë Qeveria greke e Sirizës – Grekët e pavarur, “bën devalvim të rrezikshëm të revizionizmit historik, i cili i tejkalon kufijt e durimit për të gjithë banorët e Maqedonisë greke dhe de fakto IRJM-së e njeh me si “Republika e Maqedonisë”.

Pyetje zyrtare lidhur me dokumentin që publikoi “Njupost” sot në adresë të ministriave grekë të Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme ka dërguar edhe nënkryetari i Demokracisë së Re, Adonis Georgijadis.

Botimi online i gazetës “Naftemboriki”, nga ana tjetër, citon një burim të MPJ-së greke i cili ka thënë se informacionet për pasaportat e Maqedonisë janë “të gënjeshtra dhe të pabaza… dhe paraqesin tentativë keqdashëse dhe të papranueshme për minimin e pozicionit kombëtar dhe interesave kombëtare.