Në protestën e sotme që u zhvillua në Shkup, ku morrën pjesë qindra qytetarë shqiptarë, nën moton “Ndal”. Vesel Memedi kryetarë i RDK-së para protestuesve tha se koha e këtyre projekteve famëkeqe në Maqedoni mori fund me projektin e Millosheviqit për të nxitur të gjith popujt e Maqedonisë në një luftë vëlla-vrasëse nëpërmjet agjenturës Millosheviqiane.

Më poshtë lexojeni fjalimin e tij të plotë:

Të nderuar vëllezër e motra shqiptar/e,

Vet fakti që ne shqiptarët protestojmë të lirë në Shkup, në zemër të shqiptarisë, tregon se jemi të lirë, por nuk jemi të barabartë. Për lirinë në Maqedoni kanë luftuar të gjith popujt e këtij vendi, maqedonas, shqiptarë, turq, bullgarë, serb, boshnjak, torbesh dhe romë. Të gjith këta popuj kanë luftuar për lirinë e vet, dhe lirinë e të gjith qytetarëve të Maqedonisë, por asnjëherë nuk kanë luftuar ndërmjet veti të çlirohen prej njëri-tjetrit, sepse të gjith këta popuj multinacionalitetitn dhe multikonfesionalitetin e kanë pranuar si fakt të kryer, dhe dëshirë të Perëndisë.
Popujt e Maqedonisë kanë luftuar dhe luftojnë gjatë gjith historisë kundër projekteve armiqësore për ta kundërvu njërin etnitet përballë tjetrit, me qëllim që disa shtete përreth të realizojnë projektet e tyre hegjemoniste. Koha e këtyre projekteve famëkeqe në Maqedoni mori fund me projektin e Millosheviqit për të nxitur të gjith popujt e Maqedonisë në një luftë vëlla-vrasëse nëpërmjet agjenturës Millosheviqiane.

Lufta e vërtetë në Maqedoni zhvillohet për një barabarësi të vërtetë nëmes komuniteteve që jëtojnë mbrenda këtij shtetit, në radhë të parë nëmes komunitetit maqedonas dhe shqiptarë. Barabarësia e shumëkërkuar nga shqiptarët e Maqedonisë nuk pengohet nga maqedonasit e vërtetë, por nga njerëzit që kanë mbetur peng të projekteve hegjemoniste. Nëpërmjet kësaj proteste duam t’ua bëjmë me dije të gjith atyre të korruptuarve, falsifikatorëve të së vërtetës dhe mbeturinave të UDB-së jugosllave, se barabarësinë e të gjith popujve do e realizojmë pa i rrjedhur hundët gjak asnjë qytetari. Barabarësia i ka rrënjët në drejtësi. Drejtësinë e ushqen e vërteta dhe faktet historike. Rrena, shpifjet, dallaveret, korrupcioni, janë mjete më të dobëta që i përdor ai që e shëh veten e vet se po fundoset.

Sot është 22 prilli. Dita e planetit tokë. Ta pastrojmë tokën tonë nga kjo ndotje e rrenave, shpifjeve, dallavereve, dhe korrupcionit.

Të nderuar vëllëzër e motra shqiptar/e
Maqedonia ka nevojë për një kontratë të re. Një kontratë ku asnjëri komb nuk do të mund të përfitoj në kurriz të kombit tjetër. Një kontratë ku populli shqiptarë do të jetë partner i barabartë në këtë shtet. Koha e shërbetorëve ka përfunduar. Na bashkangjiteni ta nënshkruajmë bashk këtë kontratë.