Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela para turmës masive të protestuesve në Shkup, theksoi se se protesta e sotme është vetëm fillimi, dhe se do të ketë edhe protesta tjera më tej. Ai tha se nuk jemi këtu për të ndërruar  një kryeministër më një kryeministër tjetër.

“Sot jemi me mijëra, nesër do të jemi edhe më tepër, ky është vetëm fillimi i demonstrimit dhe i protestës që shqiptarët do ta bëjnë, do ta bëjmë edhe sot edhe nesër. Ne, nuk do të lejojmë tani e tutje që dikush duke u ngutur të bëjë zgjedhje shpejt e shpejt, të djeg verdiktin e shqiptarëve për ndryshim. Ne, jemi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, sepse më tepër, se sa të tjerëve, legjitimiteti i pakontestueshëm u duhet shqiptarëve, legjitimitet ky që do të ndryshoje sistemin. Ne, nuk jemi këtu për të ndrruar një kryeministër më një kryeministër tjetër, ne, nuk jemi këtu, për të drejtën dhe shtetin e së drejtës dhe jo vetëm për një pjesë të popullit. Ne jemi për drejtësi dhe drejtësia është e tillë, kur është e plotë. Janë me qindra shqiptarë në burgje, ne do të bëjmë çmos që ato të lirohen”, theksoi sot në Shkup, Ziadin Sela.

Ai mes tjerash tha se ne duhet të bëjmë një betim këtu, kush merr mandat tani e tutje, që brenda 100 ditëve nuk e realizon platformën, ky shesh do të mbushet me 1 milion shqiptarë. Dinjitetin duhet ta kthejmë të gjithë së bashku.

“Qëllimi i protestës u arrit, ne përsëri do te jemi këtu, sa herë është nevojshme, do ta ngremë zërin tonë. Sot, ne dhamë një mesazh qe kemi hise në këtë shtet, dhe këtë hise nuk do të kërkojmë tani e tutje po do e marrim”.

protesta 22,1 protesta 22,2 protesta 22,3protesta 22,8protesta22,10protesta22,17protesta22,13protesta22,13protesta22,18protesta22 besim oda