Ndodh shpesh që një nga shokët të harrojë kufjet dhe dëshiron të përdori të tuat apo e anasjellta. Ndodh shpesh edhe që të ulesh me shokun apo shoqen tënde për të parë një film apo video dhe përdorni një palë kufje të dy. Duket një detaj i parëndësishëm, apo jo?
GABOHENI.

Të përdorni kufjet e dikujt tjetër apo të lini dikë të përdorë të juajat mund të shkaktojë probleme serioze nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Siç e dini veshët tuaj prodhojnë dyll. Ky dyll funksionon si antiseptik dhe mbron veshin nga bakteret e dëmshme dhe infeksionet.

Të ndash kufjet me dikë tjetër nuk është një problem i madh. Por nëse personi i cili po përdor kufjet tuaja apo ju po përdorni të tyret ka një infeksion kërpudhor kronik, atëherë nuk ka lajme të mira për ju.

Nëse nuk jeni një mjek specialist, nuk do të jeni në gjendje ta kuptoni nëse shoku/shoqja juaj ka infeksion në vesh. Ndaj nëse do përdorni të njëjtat kufje është mirë t’i pastroni ato me alkool. Një herë në disa ditë mjafton.

Por jo të gjitha kufjet janë të thjeshta për t’u dizinfektuar. Kufjet plastike grumbullojnë shumë më shumë baktere dhe janë më të vështira për t’u pastruar për shkak të materialit. Prandaj këto lloj kufjesh është mirë të mos i ndani me njeri.

Edhe nëse nuk keni ndonjë rrezik nga infeksionet në vesh, mirë është të mos përdorni të njëjtat kufje me dikë tjetër gjithësesi. Fundja po fusni në vesh një copë plastikë me dyllë./Opinion.al