Pastat për zbardhjen e dhëmbëve nuk e heqin dhe nuk mund ta ndryshojnë ngjyrën e brendshme të strukturës së dhëmbit. Kështu shprehet ekspertja Dr. Ada S. Cooper për “Tech Insider”, e cila zbulon mënyrat më efektive për zbardhjen e tyre.

Sipas saj, ekzistojnë 3 mënyra për të trajtuar dhëmbët që u ka ikur ngjyra e bardhë.

Pastat që ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve e që gjenden në çdo supermarket, heqin vetëm papastëritë dhe ngjyrën sipërfaqësore të dhëmbëve që shkaktohet nga kafja, vera e kuq etj. Por nëse kërkoni që të ndryshoni ngjyrën e vetë dhëmbit, në brendësi të strukturës së tij, ajo që duhet të bëni është që të përdorni një material zbardhues, për përmban peroxide.

Një mënyrë është një procedurë zbardhjeje tek dentisti. Zakonisht mjafton vetëm një seancë, ku dentisti aplikon një xhel për zbardhje. Pas disa ciklesh të vendosjes dhe heqjes së këtij xheli, struktura e dhëmbit do të bëhet e bardhë.

Një tjetër metodë që mund të përdorni është ajo në shtëpi. Për këtë mund të blini materialin dhe me anë të një proteze ta aplikoni në shtëpi, ose të blini zbardhues të gatshëm në formën e ngjitëses, e bërë enkas për formën e dhëmbit tuaj.

Megjithatë, sipas ekspertes, sa kohë dhëmbët janë të shëndetshëm, bardhësia nuk ka rëndësi.

Ajo këshillon që përpara se të vendosni për të përdorur materiale për zbardhjen e tyre, të këshilloheni me dentistin, pasi nëse keni dhëmbë me ngjyrë të errët, dhëmbë të dëmtuar, kurora dhe mbushje të mëdha në sipërfaqje, zbardhja e dhëmbëve mund të mos jetë efektive.