Duke qenë se jemi në muajin shkurt, të gjithë ata që janë në një lidhje, por edhe ata që nuk janë e kuptojnë çdo të thotë, vjen Shën Valentini. Çfarë keni planifikuar me të dashurit tuaj? Darkë romantike për dy? Një ditë në spa? Cilido qoftë rasti, planet tuaja tregojnë shumë për lidhjen që keni.
 
Keni rezervuar një darkë romantike në një restorant të shtrenjtë

Gjëra të tilla ju vijnë natyrshëm sepse jeni një çift i pushtetshëm. Të dy jeni Alfa dhe kjo krijon një forcë të pandashme mes jush.

Një ditë relaksuese në shpi

Ndërkohë që miqtë tuaj po planifikojnë darka romatike në restorante të shtrenjta ose filma në shtëpi si çdo çift, ju keni zgjedhur të bëni diçka ndryshe. Kjo do të thotë se duke bërë diçka ndryshe, nuk keni frikë të shkoni kundër turmës dhe të bëni gjënë tuaj.

Të rehatohesh në shtëpi me një darkë dhe një film

Nëse zgjidhni diçka të tillë, romantike dhe modeste në të njëjtën kohë, kjo tregon një shenjë pozitive për të ardhmen tuaj në çift. Sipas intv, ju të dy jeni vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin.

Do bëheni pjesë e një aktiviteti argëtues, qoftë karaoke apo patinazh në akull

Ndryshe nga çiftet e tjera, ju do jeni duke u argëtuar pa masë, dhe kjo zgjedhje tregon shumë energji, diçka për të cilën shumë të tjerë ju ka zili.

Një udhëtim në fundjavë

Ndërkohë që shumë çifte flasin për udhëtime, ju jeni ata që i realizoni. Ju dini si të shijoni jetën dhe lidhjen tuaj, gjithashtu jeta juaj seksuale është shumë e kënaqshme.

Nuk do e festoni

Kjo ka dy sqarime: nëse një prej jush kërkon të festojë, por tjetri nuk është aq entuziast për këtë, atëherë keni një problem. Nëse të dy pranoni mos festoni kjo është mëse normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për ju është Shën Valentin çdo ditë.