Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar se do të zhvillojë këtë të premte në orën 18:30 një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Konferenca vjen në një kohë kur politika është përfshirë nga përplasje të shumta në lidhje me ngërçin në Kushtetuese.

Të enjten ambasada e SHBA sugjeroi që palët t’i drejtohen Komisionit të Venecias në lidhje me ngërçin. Sugjerim ky që nuk u prit mirëprit nga Presidenca e cila nuk I kurseu sulmet në drejtim të selisë diplomatike të SHBA në Tiranë.