Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e funksionarit të lartë të BDI-së Abdilaqim Ademi, përmes një telegrami dërguar familjes së tij.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e Abdilaqim Ademit, ish deputetit, ministrit të Arsimit, ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, zëvendëskryetarit të Qeverisë të obliguar për Implementimin e Marrëveshjes të Ohrit dhe sekretarit të përgjithshëm të BDI-së”, thotë në telegramin e tij Mickovski.