Takim i liderëve me Kovaçevskin dhe zgjedhje të jashtëzakonshme për dalje nga kriza, është propozimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai njëkohësisht propozon edhe ekipe në pjesën e ekonomisë, politikës së jashtme dhe shëndetësisë, të cilat do t’u ndihmonin Qeverisë dhe qytetarëve që, siç thotë, të dalin nga problemet dhe situatën e tendosur në të cilën jetojnë.

“Në mënyrë publike dhe të hapur i propozoj Kovaçevskit një takim të hapur dhe publik në të cilin do të bisedojmë dhe do të dakordojmë një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si zgjidhje për situatat në Maqedoni. Në atë takim, kam për qëllim të propozoj katër ekipe të përbëra nga VMRO-DPMNE-ja në të cilat do të marrin pjesë njerëz me përvojë dhe njerëz që në të kaluarën janë shquar në katër fushat aktuale në të cilat janë detektuar problemet kyçe në vend“, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski thotë se takimi nuk do të jetë tryezë suedeze ku kryeministri mund të zgjedhë se çfarë i pëlqen dhe të refuzojë atë që nuk i pëlqen, por pakoja për të ardhme më të mirë të Maqedonisë. Kryeministri iu përgjigj kërkesave të Mickoskit përmes rrjeteve sociale.

“Unë thashë disa herë dhe do të tregoj përsëri, shantazhe nuk pranoj. Kjo është hera e dytë që Mickoski përpiqet të më shantazhojë, ndërsa e dimë mirë se si mbaroi herën e parë. Ambiciet e tij politike dhe egoiste mua në më prekin, por më prek interesi i qytetarëve dhe shtetit”, tha Dimitar Kovaçevski, kryministër.
Kovaçevski porosit se nuk nevojiten takime për zgjedhje e as zgjedhje, por veprim i përgjegjshëm i të gjitha partive politike. Siç thotë, nevojitet Kuvend funksional për sjelljen e ligjeve dhe shpenzim racional i buxhetit në këtë kohë të krizës. Pervec Mickoskit edhe Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, Kovaçevski u përgjigj se kjo qeveri është e qëndrueshme dhe se qeveris në mënyrë të përgjegjshme, duke theksuar se zgjedhje do të ketë, por ato do të jenë të rregullta në vitin 2024.