Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti opinioni do të kuptojë emrat e kandidatëve të mundshëm për President të ardhshëm të vendit. Mickoski tha se tashmë kanë angazhuar strukturën e partisë që të përgatisë planin e aktiviteteve për zgjedhjet presidenciale dhe pret që së shpejti VMRO të përfundojë me këtë plan.

Shumë shpejtë, në ndonjë prej mbledhjeve të ardhshme të Komitetit ekzekutiv do të përpunohet plani i aktiviteteve. Ashtu që e ftojmë opinionin t’i ndjek aktivitetet e VMRO DPMNE-së dhe në kohë do të informohet për kandidatët e mundshëm, propozimet e mundshme, kandidatet e mundshme dhe kështu me radhë. VMRO DPMNE mundohet të jetë sa më transparente që është e mundur”-tha Mickoski.