Lideri i opozitës Hristijan Mickoski ka bërë komentin e parë reth shpalljes së kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski, për president të shtetit, duke shtuar se bëhet fjalë për siç potencoi “shabllon tradicional që e ka shkatërruar Maqedoninë në 27 vitet e fundit”.

“Zaevi në mënyrë despotike e përzgjodh kandidatin para opinionit bëri shfaqje, konkurse, por në fund vendosi despoti, dhe e solli subjektin e tij. Më 5 maj Maqedonia do të fitojë president për të gjithë qytetarët – Gordana Siljanovska-Davkova”, tha Mickoski.

Lideri i opozitës gjithashtu potencoi se pas bisedave me bazën dhe anëtarësinë e partisë së shpejti do të dalin edhe me kandidat partiak për funksion e kryetarit të komunës së Ohrit.