Seanca gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Target-Fortesa” është caktuar për sot, bëri të ditur Gjykata Themelore Shkup 1. PSP bëri të ditur se në këtë lëndë është ndarë procedura penale për personin e dënuar, identiteti i të cilit nuk bëhet e ditur, ndërsa për të cilën, në bazë të pranimit të fajësisë, është sjellë aktgjykim më 17 nëntor, përcjell Fol.

Prokurorja speciale publike Katica Janeva pret dënime më të rrepta për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov dhe ish shefin e Drejtorisë së Pestë Goran Grujevski, të cilët kanë qenë të akuzuar për lëndën “Target – Fortesa”.

Në lëndën e përmendur “Target – Fortesa” janë të akuzuar ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovskit, të cilët janë në paraburgim në Greqi, dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i Kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski. /Fol/