Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, sot (17 janar) dhe nesër (18 janar) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Nikoqir i Stoltenberg do të jetë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa janë planifikuar edhe shumë takime tjera të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës gjatë vizitës dy ditore në Maqedoni, përcjell Fol.
Vizita e kreut të NATO-s në Maqedoni ka të bëjë për kontestin e emrit si, sipas opinionit të përgjithshëm të ekspertëve, do të fillojnë bisedimet thelbësore për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestin e emrit ndërmjet dy shteteve fqinje. /Fol/