Në qendër të Manchester-it janë mbajtur ditën e sotme homazhet për 22 të rinjtë që humbën jetën në sulmin e ndodhur gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Me mijëra njerëz, familjarë dhe jo vetëm u mblodhën në Sheshin e “Shën Anna-s” për të mbajtur një minutë heshtje.

Pas heshtjes që nisi në orën 11:00 dhe e cila u respektua nga turma e njerëzve ata interpretuan një nga këngët klasike të Oasis “Don’t Look Back In Anger”.

Sheshi i “Shën Anna-s” u mbulua nga kurora të mëdha me lule, nga qirinjtë, nga tullumbacet në formë ylli e zemre me ngjyra të ndryshme.