Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka realizuar takim me ministren e arsimit, Renata Deskovska.
“Arsimi është shtyllë e një shoqërie. Takim i frytshëm me Minsitreshën e Arsimit Renata Deskovska. Fëmijët tanë meritojnë shumë më tepër. Cështjet dhe devijimet në arsim që i trashëguam nga periudha e kaluar, janë të shumta dhe nuk mund të përmirëohen brenda nate. Maksimalisht jemi duke u përpjekur që shkollat tona t’i shndërrojmë në “shtëpi të dijes”, aty ku krijohen themelet e shoqërisë sonë”, ka shkruar Halimi duke informuar për këtë takim.