Një orë para se të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka mbledhur kabinetin qeveritar.Por, këtë mbledhje të qeverisë po e bojkotojnë ministrat e LDK-së.
Një ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjet e minatorëve që humbën jetën tragjikisht dje në Minierën e Artanës.