Ministria e Jashtme e Gjermanisë jep dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ministri i Shtetit, Michael Roth tha se mbështesin hapjen e negociatave edhe me Maqedoninë. Sipas tij, ky është një sinjal shprese për të rinjtë e këtyre vendeve.
Roth tha për gazetën Welt se hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim. Sipas tij, ky është një hap i parë në një rrugë të gjatë. Partia opozitare FDP është kundër hapjes së negociatave. Mbetet për t’u parë se cili do jetë vendimi i parlamentit gjerman.