Ministrja për punë dhe politikë sociale Mila Carovska ka deklaruar se të hënën do të dihet se kush do të mbajë përgjegjësi lidhur me rastin e 13 vjeçares e cila ka qenë e vendosur tek ’25 maji’, transmeton Zhurnal.mk

“Përgjegjësi do të ketë pasiqë të hënën komisioni do të jep rekomandimet dhe do të veprojë në bazë të tyre, nuk ka mundësi askush mos mbajë përgjegjësi”, ka thënë Carovska duke thënë se do të kërkojë përgjegjësi edhe nga drejtuesit e institucionit..