Shkruan Medai Shaholli

Dje Kuvendi i NMK kaloi Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, me të cilin tani edhe komuniteti dylberëve të ”dërzhavës” do të përfshihet si kategori ose bazë për mbrojtje nga diskriminimi në këtë ligj.
Kështu, dëshira e xha Brankos u bë realitet nga votimi i këtij ligji ku DUI-stët e Ali Ahmetit kanë një meritë të madhe.

Tani e tutje dylberët e kësaj ”dërzhave” nuk janë më të persekutuar por janë të mbrojtur me ligj duke u deklarur të ndihen si dylberë falë edhe zemërgjerësisë dhe humanizmit në vepër të integristëve të Ali Ahmetit.
Në përgjithësi partitë e së majtës kanë miratuar këtë ligj gjithandej nëpër Europë, ndërsa në NMK, DUI ka bërë përjashtim pasi ajo hiqet si parti e qendrës së djathtë edhe pse lideri i saj ka qënë një majtist i thekur, por brenda taborit të saj ajo ka udhëheqës pa ideal.

Integristët e Ali Ahmetit janë profanë dhe njerëz pa asnjë bindje politike dhe ideologjike por vetëm pragmatistë të pashoq se në parti janë vetëm rastësisht për përfitime financiare dhe të karrierës politike.
Koha ka treguar në këto dy dekada se janë pa asnjë ideal kombëtar.

Miratimi i ligjit për dylberët nda ana e inegrstëve ishte një amanet i çuar në vend për xha Brankon, një plakushi që është kthyer në identitet dhe në rrënjët e tij shqiptare pas shtatëtdhjetë vitesh si sllavo-maqedonas.

Gjashtë ngjyrshat e ylberit LGBT e NMK-së, tani e tutje do të deklarohen për preferencat e tyre brenda llojit dhe gjinisë me të drejtën për t’u martuar mes tyre.

Kjo nismë e qeversë brenda shoqërisë sonë konservative jo vetëm që ishte e hershme por edhe e dëmshme për një popull që shpie drejt degjenerimit.

Këtë marrëzi të qeverisë Zajko, që erdhi nga Europa si preferencë para hapjes së procesit të negociatave e mbështeti fqishëm DUI, pa hezituar si dëshmi të besnikërisë ndaj qeverisë së koalicionit.