Vizitës së paralajmëruar të delegacionit të lartë të BDI-së, për ditën e Premte që do ti bëjnë Greqisë,  ku  ndër të tjera në agjendën e tyre janë paraparë edhe biseedime me Ministrin e Jashtëm Grek NIKOS KOXIAS,ku padyshim ndër temat e bisedimeve do të jetë edhe zgjidhja e çështjes së emrit, problem ky që disa vite me rradhë ka bllokuar proceset integruese të vendit. Edhe pse  kjo vizitë e paralajmëruar me shumë pompozitet nga vet BDI-ja, pritjet  për ndonjë sukses eventual janë shhumë të vogla, mos themi  edhe inekzistente, përveçse tentativës  për të hedhur pluhur në sytë e Opinionit në prag të zgjedhjeve të 24 prillit.  Prandaj  nga reagimet e shumta që i bëhen këtij  ”manipulimi të rradhës ” , të BDI-së , do të kishim vecuar edhe reagimin e  Anëtarit i Kryesisë Qendrore të RDK- së, mjekut Artan Dika  i cili në një postim në profilin e tij në FB pyet:

Për rreth 12 vjet në pushtet, asnjë shkolle të mesme në Tetovë nuk mundën t’ja ndërrojnë emrin, e këndej po shesin mend se do ja rregullojnë emrin shtetit pa emër.
Gjashtë shkolla të mesme Tetova, asnjë me emër shqiptari” (fol.mk)

rdkbdidika