Shkëndija e Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e saj në javën e tretë eliminatore të Ligës së Europës. Në rast se e eliminojnë Neftchin, atëherë Shkëndija e Tetovës me 28 korrik në Shkup do të takohet me skuadrën  ceke Mlada Boleslav. Këta të fundit nuk janë ndonjë emër i madh në futbollin cek, kështu që skuadrës tetovare i hapën dyert drejt play-offit në Europa League, por fillimisht duhet eliminuar Neftchin nga Azerbejxhani. Ndeshja e kthimit me Mlada Boleslav është në program me 4 gusht