Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shprehur falënderim ndaj bashkatdhetarëve të cilët votuan kandidatët për kryetar, Shpend Ahmetin për Prishtinën dhe Mytaher Haskukën në Prizren.

“100% të votave nga Mërgata shkuan për Mytaherin në Prizren, ndërsa 94% të mërgimtarëve votuan për Shpendin në Prishtinë”, ka thënë Molliqaj, përcjellë Klan Kosova.

“A po e kuptoni tash pse nuk i numëruan votat me kohë?!”

“Ju duam mërgimtarë”, ka shtuar ai në Facebook.