Zgjedhje pa praninë e opozitësmë 5 qershor, nuk janëzgjedhje, dhe një situatë e tillënuk lejon zgjidhjen e krizës, deklaroi Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani. Ai tha se akoma mbetet e paqartë nëse do tëketë ose jo zgjedhje më 5 qershor, pavarësisht trysnive që i bëhen opozitës nga ana e partivenë pushtet. Selmani tha se fakti që nuk është rregulluar çështja e mediave, tregon se ky pushtet me mënyrën jodekomkratike të qeverisjes, dëshiron të fitojë legjitimitet tek qytetarët, dhe përmes mediave të krijojnë një realitet virtual.

“Unë mendoj se zgjedhje më 5 qershor, pa praninë apo pa pjesmarrjen e opozitës, nuk janë zgjedhje, dhe mendoj se kjo situatë jo vetëm që nuk do ta zgjidh krizën në Maqedoni, unë mendoj se do të krijojë edhe probleme shtesë të cilat do ti minimizojnë mundësitë që kjo krizë të zgjidhet me mjete politike. Nëse partitë politike nuk janë në gjendje në kuadër të institucioneve të gjejnë zgjidhje. Atëherë, kuptohet se zgjidhja do të kërkohet në rrugë. Nëse procesi politik bartet në rrugë, atëherë mendoj se vihet në pikëpyetje edhe paqja, edhe stabiliteti i qytetarëve”, tha kryetari i SHGM-së, NaserSelmani.

Ai shtoi se do të vazhdojnë edhe gjatë fushatës elektorale, por edhe pas zgjedhjeve ta ngrenë çështjen e mediave si një problematikë, pasi edhe në bazë të rekomandimevetë BE-së, por edhe kërkesave nga raporti i Pribesë, është e pamundur që qeveria t’u shmanget këtyre detyrimeve, nëse vërtetë është e interesuar që vendi të integrohet në BE dhe në NATO.

“Çfarëështë ajo që ne mund ta bëjmë, atë që ne duheshte ta bëjmë, bile e kemi bërë aq sa edhe në ndonjë vend tjetër, shoqatat e gazetarëve nuk shkruajnë ligje, se këtë punë me Kushtetutë e kanë deputetët, ministrat, për atë edhe i paguajmë, mundet edhe sektori civil. Ne si sektor civil, e bëmë punën tonë, ua shkruam ligjin, u thamë se pse duhet ky ligj të miratohet, ata e refuzuan. Tashmë nuk është punë e SHGM-së por e qytetarëve të Maqedonisë, ata duhet ta mendojnë nëse duhet ta votojnë këtë qeveri“, theksoi Selmani..

Ai tha se për t’u mundësuar kushte optimale që gazetarët të punojnë në shërbim të interesit publik, është bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që gazetarët kanë qëndrime të njejta me faktorin ndërkombëtar, dhe në këtë mënyrë mundet të krijohet një masë kritike e cila do të krijojë hapësirë që reformat e nevojshme të bëhen realitet./SHENJA/