Dy persona janë arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia gjermane në Dusseldorf nga frika e një sulmi terrorist.

Sipas mediave gjermane, autori qëlloi me sëpatë disa persona në një stacion treni.

Sipas informacioneve paraprake, ka 5 të plagosur. Ndërkohë, forcat anti-terror kanë rrethuar stacionin e trenit në Dusseldorf.

Policia vazhdon kërkimin e personit tjetër, ende nuk dihet shkaku i sulmit./gazetametro.net