Katër vjet përplot me dhimbje, pikëllim, stres dhe shpresë. Kështu vazhdojnë të jetojnë familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” të cilët dëshmojnë me këmbëngulësi se të akuzuarit e këtij rasti janë të pafajshëm. Sipas Bedri Ajdarit, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri përgjegjës kryesor për heshtjen e këtij rasti është partia shqiptare në pushtet, BDI.

“Sot mbushen plot katër vjet nga vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Familjarët e dënuarve në rastin Monstra nuk fshehin hidhërimin dhe dëshpërimin ndaj padrejtësisë që iu është bërë familjarëve të tyre të cilët po dergjen nëpër burgjet e Maqedonisë”

“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë se të fajshmit duhet të dënohen, qoftë vëllai im, qoftë biri im, qoftë ai tjetri apo kushdo që të jenë fajtor duhet ta vuajnë mirëpo jo sahel që ti teket regjimit të bëj ekzibicione me shqiptarët, ti mbulojnë rastet shqiptarët. U vra, u torturua, u vra në burg…BDI-ja kishte tre ministra të drejtësisë, gjegjësisht katër se njëri është shumë i ir. Asnjëri prej tyre nuk doli qartë të thotë janë apo nuk janë fajtor, por vazhdimisht thoshin po presim, nuk janë në ingerenca të mija, tjetër kush e ka lëndën në dorë, e ka kryetari i BDI-së, e ka ky e ka ai por unë po e vuaj. Përgjegjës kryesor për heshtjen e këtij rasti është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Pse, sepse ky e ka pas madatin”, tha Bedri Ajdari, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri.

Ndërkaq, Goran Nakevski babai i njërit nga fëmijët e vrarë në rastin e Smillkovës thotë se nuk beson në gjyqësinë dhe prokurorinë e vendit. Prej 4 vitesh sipas tij shteti po fsheh të vërtetën e këtij rasti. Nakevski madje shprehet I revoltuar nga mos-shpalosja e bombave, ai gjithsesi thotë se nga takimi me Zaevin ka kuptuar se rasti është i inskenuar dhe pas motiveve të vërteta qëndron biznesi kriminal i shtetit.

“Nuk janë problem vetëm vrasësit, janë problem porositësit, motivi, financuesi i tyre pasi nuk mundet dikush për qejf të ngritët dhe të vrasë fëmijë. Ne vlerësojmë se fëmijët tanë janë vrarë për arsye kriminele, ne me asgjë nuk kemi merituar të humbasim fëmijët, e as më pak të marrim vendim gjyqësor me hieroglifë të koduara. Nuk dimë asgjë dhe tashmë nuk na intereson, nuk besojmë në gjyqësinë, 4 vite me radhë po na gënjejnë, as në Prokurorinë nuk besojmë më, çka do le të bëhet”, deklaroi Goran Nakevski, babai i njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës.

Ndërkohë Naser Raufi, avolat i rastit Monstra thotë se Ministria e Punëve të Brendshme ëhstë ajo që do të mbart përgjegjësi për krijimin e këtij rasti.

“Gjyqi Suprem është institucioni më i lartë që do të vendos praktikisht për këtë rast. Ne si avokat mendojmë që deri në këtë séance publike, që edhe provat janë paralajmëruar gjatë kohë nga lideri i opozitës, do të jenë deri atëherë të zhvilluara dhe të realizuara, do të absolvohen edhe këto prova dhe mendojmë që në këtë séance publike para Gjyqit Suprem që është më e fundit për këtë rast do ta dëshmojnë që është në pyetje rast I montuar”, tha Naser Raufi, avokat i rastit “Monstra”.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, që ndodhi pikërisht 4 vjet më parë, gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta./Alsat-M