Në bazë të kompetencave ligjore dhe kushtetuese dhe në pajtim me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit, sot Kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski ka nënshkruar Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputet në Kuvendin e Maqedonisë të cilat do të mbahen me datë 5 Qershor.

Këtë vendim Veljanovski e ka dorëzuar deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si një nga institucionet më kompetente për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe deri tek Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme.

Veljanovski pas nënshkrimit të datës së zgjedhjeve, në vendimin e tij gjithashtu ka shkruar se të gjitha subjektet e kyçura në procesin zgjedhor duhet të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë, demokratike dhe që të gjitha palët me datë 5 Qershor të realizojnë të drejtën e votës, gjegjësisht t’i japin besimin atyre subjekteve politike në të cilat besojnë se mund të realizojnë një të tashme stabile dhe ardhmëri më të mirë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u shpërbë më 6 prill në mesnatë në pajtueshmëri me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

izbori veljanovski