Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa zona perëndimore do të ketë mjegulla lokale, ndërsa në pjesën luglindore të vendit do të fryejë erë e lehtë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 3 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 14 deri 21 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë ditore deri 20 gradë celcius.