Freskia që solli shiu i vikendit ishte e përkohëshme pasi metereologët paralajmërojnë ngritje të sërishme të temperaturave edhe atë që nga dita e hënë. Siç njoftojnë nga drejtoria për punë hgidro metereologjike temperaturat e ditës do të arrijnë deri në 33 gradë celzius.

“Pason periudhë me mot stabil dhe i ngroht, me rritje të ngadalshme të temperaturtave të ditës, të cilat sot do të sillen nga 27 deri në 33 gradë, në ditët e ardhëshme do të arrijnë deri në 37 gradë, ndërsa vikendi i ardhëshëm do të jetë me temperatura të larta deri në 38 gradë” – u shpreh Lençe Rizova nga Drejtoria për Punë Hidro Metereologjike.

Sipas Drejtorisë për punë hidro metereologjike këto janë temperatura normale për këtë periudhë të vitit.