Paditë penale të cilat Ministria e Brendshme i ka dorëzuar tek Prokuroria Publike janë marrë në punë, por as sot nuk ka asnjë përgjigje nga Prokuroria, nëse ata janë të pranuara dhe a do të kërkohet masat e nevojshme kundër të të akuzuarve të rinj.

Ministria e Brendshme tha se kishte identifikuar edhe shtatë persona tjerë të akuzuar për vepër penale pjesëmarrje në turmë që pengon personi zyrtat në kryerjen e detyrave zyrtare dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.

Të dyshuarit që kanë thyer kodronin policor, direkt kanë sulmuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, dhe një nga sulmuesit ka goditur lideri e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Selën, ndërsa ai ishte rrëzuar në dysheme.

Dy nga sulmuesit e Selës, babë e bir, tashmë janë në paraburgim 30-ditor për tentativë për vresja të deputetit.