Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në dy aksione të veçanta ka ndërprerë dy kanale për transportim ndërkombëtar të mbi 500 kilogramëve marihuanë dhe janë arrestuar tre persona, kumtoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, njofton Portalb.mk.

Pesha e rëndë ende nuk është konstatuar pasi që ende vazhdon matja dhe ekspertiza e drogës së konfiskuar në Sektorin për Ekspertiza.

“Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz ka ndërprerë kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për Turqi dhe deri më tani janë konfiskuar (nuk janë matur) 424 kilogramë marihuanë dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar në tregun e drogës në Turqi vlerësohet se do të arrinte çmimin e mbi një milion eurosh”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se gjatë ditës së djeshme është dorëzuar padi penale kundër D.N. (47) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “prodhim të paaturizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

“Në kuadër të zbatimit të hulumtimit kriminalistik është konstatuar se D.N. me qëllim që të përfitojë paligjshëm ka udhëtuar për në Kosovë, me qëllim që të organizohet dhe zbatojë transport i marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me destinacion përfundimtar në Turqi. Më 06.03.2021 rreth orës 21:30 në P.K. Bogorodicë, pas planit paraprak të përgatitur, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe gjatë hyrjes nga RMV nga ana e zyrtarëve policorë me asistim të doganierëve është kryer bastisje në automjetin transportues ngarkues “Iveko Stralis” me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik dhe i drejtuar nga D.N. Gjatë kontrollit në rimorkio mes mallit legal mbeturina-letër mbeturinë, janë gjetur dhe konfiskuar 519 paketime me marihuanë a është marrë edhe një telefon celular me SIM kartelë, dy patentë shoferë, çelësa dhe dokumentacion”, shtojnë nga MPB.

Gjatë ditës së sotme vazhdon bastisja në automjet, pasi që bëhet fjalë për sasi të madhe të drogës, D.N. gjatë ditës do të dërgohet përpara gjykatësit të procedurës paraprake, tha Angellovski.