Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri i është përgjigjur analistit Berat Buzhala . Në shkrimin “Po të isha unë Ali Ahmeti…” Berat Buzhala përpos tjerash e quan Zekirin gazetar mediokër:

 

“Atij (Ali Ahmetit) po i kërkohet me ngulm që të futet në koalicion me partinë maqedonase, vetëm pse brenda saj gjenden dy-tre shqiptarë. Një gazetar mediokër dhe një qytetar i shquar i shoqërisë civile. Harrova, edhe nëna e një këngëtari” shkruan Buzhala në tekstin “Po të isha unë Ali Ahmeti…”.
Kurse Muhamed Zekiri në facebook shkruan: Po të isha unë si Berat Buzhalla do bëja koalicion me VMRO DPMNE-në.
Po elhamdulilah që s’jemi as unë e as shqiptarët si ai!!!
#BeCool