Ja kur saktësisht i skadon mandati Janevës dhe PSP-së

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj kanë edhe rreth gjashtë muaj (d.m.th. deri më 4 qershor, gjegjësisht 30 qershor) për hapjen e hetimeve dhe për dorëzimin e aktakuzave për rastet që kanë të bëjnë  dhe dalin nga “bombat” e LSDM-së, gjegjësisht ndjekjen e paligjshme të komunikimeve telefonike.

Kjo del nga ligji aktual për PSP-në, në të cilin shkruhet se PSP ka 18 muaj “nga marrja e lëndëve” për hapje ose mbyllje të hetimeve dhe të akuzave. Në fakt, PSP lëndët dhe materialet nga Prokuroria Publike dhe nga LSDM i ka marrë dy herë, njëherë më 4 dhjetor dhe njëherë më 30 dhjetor.

A do t’i vazhdohet mandati i PSP-së? Çfarë do të ndodhë me PSP-në nëse Gruevski dhe Ahmeti përsëri formojnë Qeveri, A do të nënkuptojë fund për PSP-në? A taktizojnë nga VMRO-DPMNE me afatin për PSP që t’i shpëtojnë funksionarët e tyre nga hetimet e mëtutjeshme kundër tyre? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që dolën pas zgjedhjeve, si pasojë e rezultatit të ngushtë, ndërkaq këto ditë po marrin intensitet, megjithatë ende s’kanë përgjigje./portalb.mk