Hoze Mournjo u shkarkua nga Totenhami, por mediat në Spanjë, rartojnë se portugezi mund të bëhet trajneri i ri i klubit të madh spanjoll, Valencia. Agjenti i tij, Horhe Mendes është në bisedime me Valencian, për të parë nëse arrihet ndonjë marrëveshje. Do ishte interesante të shihnim teknikun portugez të rikthyer në La Liga, pas suksesit që ka kaluar te Real Madridi para disa viteve.
Sidoqoftë, pas disa sezoneve të vështira te Totenhami dhe Man. Junajted, ‘Special One’ nuk është duke u shikuar si ndër trajnerët më të mirë të lojës. Valencia në fund ndoshta do pranojë ta punësojë sepse është vështirë të refuzohet një trajner i kalibrit të Mourinjos.