Portugalia në gjysmëfinale falë penalltive (VIDEO)

Portugalia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europianit. Luzitanët siguruan një biletë për në raundin tjetër vetëm pas gjuajtjeve të 11-metërshave, pasi në 120 minuta lojë rezultati u fiksua në 1-1.

Ai që solli Poloninë deri në këtë fazë, Blaszczykowski, humbi penalltinë dhe i dha mundësinë Quaresmas të shndërrohet sërish në heroin e portugezëve, duke shënuar penalltinë fituese.

Ndërkohë, të dy golat u shënuan që në pjesën e parë. Në minutën e 2 polakët kaluan në avantazh me anë të Lewandowskit. Goli i barazimit për portugezët erdhi nga 18-vjeçari që sezonin e ardhshëm do të luajë me Bayern Munich, Renato Sanches.

https://www.dailymotion.com/video/x4j56e1_1-1-renato-sanches-goal-poland-1-1-portugal-30-06-2016_news