Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në rtk ka folur edhe për disa sondazhe që zyrtarë të VV po i publikojnë në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje.

Mustafa duke qeshur ka thënë se në kohë negociatash për arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisjeje nuk bëhen sondazhe.

‘Nuk mund të bëhen gjëra të tilla nga VV se nëse nuk bëjmë marrëveshje do të fitojnë 45 a 50%. Siç thotë populli nuk mund të frikësohet ariu me shoshë!”, ka thënë Mustafa