Pas ankesave të qytetarëve se në kalimin hekurudhor në fshatin Llopatë nuk punon sinjalizimi, ekipet e ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë dalë në terren dhe kanë sanuar defektin.
Problemi në këtë vendkalim ka qenë teknik, por në raste kur sinjalizimi mund të ketë probleme, trenat e ngadalësojnë shpejtësinë dhe ndalojnë në kalimet hekurudhore ku ka defekte.

Pas sanimit të defektit, komunikacioni hekurudhor në këtë drejtim po zhvillohet normalisht.

Me respekt ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut