Sonte në orët e mbrëmjes, pas një sëmundje të shkurt në moshën 62 vjeçare ka ndëruar jetë  neurologu Shani Miftari.
I ndjeri ka qenë i vetmi mjek neuro-psikiatër i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës në repartin e Neurologjisë. Viteve të fundit gjithashtu ka qenë i angazhuar si staf akademik në Fakultetin e Mjekësis pranë USHT-së.
Varimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit të drekës në varezat në Reçic të Madhe.