Qoftë nga rrezet e diellit apo për arsye tjera, nxirja e duarve dhe këmbëve shpesh na bënë të ndihemi në siklet.

Falë një recete natyrale, zbardhja e duarve apo këmbëve kurrë nuk ka qenë më e lehtë, transmeton Indeksonline.

Për të përgatitur këtë recetë juve ju duhen:

Lëvoret e një portokalli

Një trangull gjysmë i qëruar
1 lugë e gjellës shafran

Përzini të gjithë përbërësit së bashku dhe bluani.

Shtoni një sasi të vogël të ujit për ta bërë këtë përbërje në formë paste.

Aplikoni në duar apo këmbë, varësisht se ku keni nevojë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta.

Pastroni më pas këmbët apo duart me ujë të vakët.