Pa dashur të ndikojmë në këtë situatë jo të zakonshme të krijuar në RDK, parti kjo e cila u krijua nga Rufi Osmani, dhe po nga ai për pak nuk përfundoi “e vdekur”, nëse nuk do të shpëtohej nga kryetari aktual, Vesel Mehmedi! Momenti i zgjedhur për krijimin e kësaj amollie lë për të dyshuar në qëllimin e disidentëve që kanë marrë iniciativë për ndryshime në kreun e këtij subjekti “në ringjallje”! Ndërsa për dilemën nëse qëndron apo jo pas kësaj situate në RDK ish Kryetari dhe themeluesi i saj, Rufi Osmani, faktet flasin se është pikërisht ai! Veprimet dhe opinionet e tij publike japin përgjigje të saktë se pikërisht Rufi Osmani qëndron pas gjithë kësaj, dridhje në RDK, nuk mund të trajtohet si tërmet apo uragan në një subjekt që nuk ka qenë kurrë parti me mundësi të tilla shpërthimi,…! Vet fakti se Rufi Osmani nuk apelon për qetësim të situatës por nga jashtë flet për shkaqet dhe arsyet për krijimin e saj, është provë e mjaftueshme që tregon se ai është nxitës i kësaj gjendje. Dhe,përtej kësaj, nëse vlerësohen veprimet e Rufi Osmanit pas largimit tij nga RDK-ja, do të përfundohet se, përveç që ka munguar përkrahja e tij politike ndaj Kryetarit aktual, raportet e tij me Vesel Memedit kanë qenë armiqësore! 

Të gjithë këto veprime të Rufi Osmanit japin përgjigje se pas kësaj situate në RDK qëndron vet ai (Rufi Osmani)! Kur të merret parasysh momenti që ka zgjedhur Rufi Osmani për krijimin e kësaj dridhje “të vdekjes” së RDK-së, lind një pyetje shumë e natyrshme: Pse e bënë ai këtë, pikërisht në këto momente aq të vështira për shqiptarët në Maqedoni. Përgjigja është e thjeshtë. Është kapur nga struktura kriminele e BDI-së, për të shkatërruar forcën e vetme opozitare nga e cila filloi të frikësohet Ali Ahmeti dhe BDI-ja! Kjo është arsye e parë dhe kryesore, ndërsa ajo se ka për qëllim për prishjen e koalicionit me LR PDSH-në dhe bashkangjitjen e saj me Lëvizjen BESA, do ishte naive për të gjithë ato që shprehin këtë dilemë, për faktin se Rufi Osmani, aq më pak një anonimus si Fadil Zeneli, mund të veprojnë sikur i kanë “në xhep dhe me telekomandë” votuesit e RDK-së, ti orientojnë ka të duan dhe kurë të duan! /Gazeta Epoka Shqiptare