Presidenti amerikan, Barack Obama, që do të shkojë në Havana të dielën, përfiton nga vendosja e lidhjeve postare të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe ishullit komunist për t’iu përgjigjur Ileana Yarza, një kubaneze 76 vjeçare, që i ka shprehur dëshirën për ta takuar.

“E dashur Ileana. Shpresoj që kjo letër, që do ju vijë falë fluturimit të parë postar të drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Kubës në më shumë se 50 vite, do të mbetet si një suvenir i një kapitulli të ri mes dy vendeve tona”.

“Ky mesazh i presidentit amerikan, që Shtëpia e Bardhë ka publikuar një kopje para se të futet në zarf, do të arrijë në ishull para mbërritjes së Obamës në Havana të dielën”, thekson ekzekutivi amerikan.

Letra u dërgua me fluturimin përurues që u zhvillua të mërkurën.